
Dhuro duke derguar donacion ne:


Jeta e çdo njeriut është e mbushur me sfida dhe nevoja të ndryshme për këtë arsye prej begative më të mëdha është solidariteti, mbështetja dhe ndihmesa e njeri-tjetrit.
Fondacioni AMANETI është organizatë joqeveritare dhe joprofitabile me seli në Prishtinë, e themeluar në vitin 2021, në pajtim me ligjin për asocim, me synim që të kontribuojë në mënyrë aktive në ndërtimin e vlerave të mirëfillta humane, kulturore, edukative dhe arsimore të qytetarëve të Kosovës. Ky fondacion si vizion dhe preokupim ka mirëqenien e shoqërisë kosovare. Si mision ka angazhimin në mbështetjen e shtresave me nevoja të ndryshme të shoqërisë si rasteve sociale, njerëzve në nevojë, skamnorëve, të pastrehëve, jetimëve, nxënësve dhe studentëve.
Fondacioni AMANETI angazhohet çdo ditë në mbështetjen e fëmijëve jetim dhe familjeve në nevojë përmes përkrahjes së rregullt mujore.
Me vetëm 30€ në muaj, edhe ju mund të bëheni mbështetës i drejtpërdrejtë i një fëmije, duke kontribuar në mirëqenien, edukimin dhe sigurinë e tij.
Gjatë dhurimit, ju lutemi shënoni në përshkrim:
“Mbështetje mujore për fëmijë”, në mënyrë që kontributi juaj të dedikohet saktësisht për këtë program.
Për informata shtesë dhe mënyrat e donacionit, na kontaktoni në:
Dhuro duke derguar donacion ne:
Bankat: