Skip links

RAPORT – Fondacioni Amaneti

RAPORT – Fondacioni Amaneti

Fondacioni AMANETI është organizatë joqeveritare dhe joprofitabile me seli në Prishtinë, e themeluar në vitin 2021, në pajtim me ligjin për asocim, me synim që të kontribuojë në mënyrë aktive në ndërtimin e vlerave të mirëfillta humane, kulturore, edukative dhe arsimore të qytetarëve të Kosovës. Ky fondacion si vizion dhe preokupim ka mirëqenien e shoqërisë kosovare. Si mision ka angazhimin në mbështetjen e shtresave me nevoja të ndryshme të shoqërisë si rasteve sociale, njerëzve në nevojë, skamnorëve, të pastrehëve, jetimëve, nxënësve dhe studentëve.

Fusha e veprimtarisë së kësaj organizate është:

  • Ndihma në emergjenca natyrore dhe humanitare: reagimi në situata të krizës së shkaktuar nga katastrofat natyrore si tërmetet, përmbytjet, zjarret, duke siguruar ndihmë të menjëhershme dhe mbështetje për rindërtim.
  • Programe për të zbutur varfërinë: duke ofruar shërbime trajnimi dhe zhvillimi për komunitetet në nevojë, si dhe duke ndërmarrë masa për të zgjeruar mundësitë e tyre ekonomike nëpërmjet iniciativave për tregun e punës dhe trajnimeve për aftësitë e tyre.
  • Programet për të luftuar urinë dhe mungesën e ushqimit: duke zhvilluar projekte bujqësore që rrisin prodhimin ushqimor lokal dhe promovojnë teknikat e mbjelljes së qëndrueshme, si dhe duke ofruar ndihmë ushqimore dhe programe për trajnimin e fermerëve.
  •  Projekte shëndetësore (sigurim i barnave, mbulim i intervenime të ndryshme shëndetësore urgjente etj)
  • Mbështetja psikosociale dhe kujdesi për fëmijë jetim: duke ofruar shërbime dhe aktivitete që promovojnë mirëqenien emocionale dhe fizike të tyre, si ndihma dhe organizimi i aktiviteteve sociale.
  • Ndërveprimi me autoritetet lokale dhe partnerët e tjerë humanitarë: bashkëpunimi me autoritetet lokale, organizatat tjera humanitare dhe partnerët e tjerë për të koordinuar përpjekjet për të siguruar ndihmë efektive dhe të qëndrueshme për komunitetet në nevojë.

AKTIVITETE

Jeta është një udhëtim ku çdo individ ballafaqohet me sfida dhe nevoja të ndryshme. Në këtë rrugëtim, solidariteti dhe bamirësia zbukurojnë rrugën tonë dhe na bëjnë më të fortë përballë sfidave. Në shoqërinë tonë, bashkëpunimi dhe ndihma ndaj njëri-tjetrit janë parësorë për të kultivuar një ambient harmonik dhe për të promovuar përkushtimin ndaj mirëqenies së përbashkët.

Bamirësia është parimi kryesorë qe na dërgon drejt besimit dhe harmonisë midis individëve. Nëpërmjet saj, lehtësojmë ballafaqimin e sfidave të përbashkëta dhe përforcojmë lidhjet shoqërore. Në të njëjtën kohë, ajo na nxit të angazhohemi për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. Gjithashtu, bamirësia është një mjet i rëndësishëm për të adresuar emergjencat dhe krizat njerëzore. Duke shtrirë dorën e ndihmës, mund të japim shpresë dhe siguri për ata që ndodhen në vështirësi, duke i ndihmuar ata të ngriten përsëri në këmbë. Përveç kësaj, bamirësia na inkurajon të ndajmë dhe të kujdesemi për mjedisin tonë. Duke pasur parasysh nevojat e të tjerëve, ne e bëjmë botën një vend më të qëndrueshëm dhe më të pastër për të gjithë.

Në esencë, bamirësia është thelbi i qenies humane dhe një mjet jetik për të forcuar lidhjet njerëzore dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një bote më të mirë për të gjithë.

Të arriturat kryesore të programeve tona për vitin 2023 janë:

Dhurimi i ndihmave dhe lehtësimi sado pak i jetesës për këto familje duke bërë shpërndarjen e pakove ushqimore, veshmbathjes, të hollave, mishit të Kurbanit dhe projekte tjera bujqësore dhe zhvillimore siç janë dhurimi i motokultivatorëve, serave bujqësore, lopëve qumështore, shoqërive të bletëve, makina të qepjes e projekte të tjera të realizuara në bashkëpunim me komunat përkatëse varësisht se në cilin vend është implementuar projekti.

Ndikimi në përmirësimin e kushteve ekonomike për familjet me kushte jo të mira ekonomike dhe fëmijë jetim. 

Njohja nga afër me fëmijë jetim dhe familje të tjera me kushte jo të mira ekonomike dhe identifikimi i nevojave dhe mungesave të tyre. Gjë që na ndihmon shumë në planifikimin e projekteve në të ardhmen.

Arritja e një bashkëpunimi të mirëfilltë me komuna të ndryshme me të cilat kemi realizuar projekte së bashku si Komuna e Prishtinës, Skenderajt, Mitrovicës, Fushë Kosovës, Podujeves, Shtimes, Ferizajit, Gjilanit, Klines etj.

Të gjitha aktivitetet e organizatës bëhen ne bashkëpunim me komunen, ministrinë ose organet kompetente varësisht nga natyra e aktivitetit. 

Projekte të realizuara gjatë vitit 2023 janë:

Ndihma Emergjente

Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut ne Janar te viti 2023 në disa qytete të Kosovës ka bërë që Fondacioni Amaneti të angazhohet në grumbullimin e ndihmave emergjente duke siguruar ndihmë të menjëhershme për 250 familje të prekura nga këto përmbytje. Gjatë këtij projekti janë shpërndarë 250 pako ushqimore në Komunën e Skenderajt dhe Mitrovicës. Ky projekt u realizua në bashkëpunim me komunat përkatëse, me ç’rast përzgjedhja dhe identifikimi i pëfituesve është bërë nga zyrtarët e komunës përkatëse. 

Fondacioni Amaneti ka reaguar menjëherë pas përmbytjeve, duke siguruar ndihmë të menjëhershme për 250 familje të prekura nga kjo katastrofë natyrore. Realizimi i këtij projekti në bashkëpunim me komunat përkatëse tregon një përpjekje të përbashkët për të adresuar nevojat e emergjencës në nivel lokal. Ky bashkëpunim i ngushtë ndihmon në sigurimin e koordinimit efikas dhe në shpërndarjen e ndihmës tek ata që kanë më shumë nevojë.

Shpërndarja e Pakove Ushqimore 2023

Gjatë vitit 2023 janë realizuar disa projekte të shpërndarjes së pakove ushqimore në komuna të ndryshme si Prishtinë, Skenderaj, Mitrovicë, Fushë Kosovë, Shtime, Ferizaj, Gjilan. Gjatë këtij viti janë shpërndarë gjithsej 1440 pako ushqimore me vlerë 20-25€ për familjet me asistencë sociale. Pako këto të cilat përmbanin artikuj kryesorë ushqimorë si miell, vaj, sheqer, oriz, makarona, fasule, patate, keksa etj. Këto projekte kanë për qëllim lehtësimin e jetesës së këtyre familjeve dhe u priten shumë mire si nga punonjësit social të komunave ashtu edhe nga familjet përfituese. 

Ndihma Dimërore 2023

Në Shkurt 2023 është realizu projekti i ndihmave dimërore, në kuadër të të cilit janë shpërndarë gjithsej 240 metra dru për djegje, 60 batanije dhe 60 jorgan. Nga ky projekt kanë përfitu gjithsej 60 familje nga Komuna e Skenderajt, Mitrovicës dhe Podujevës (nga secila komuna nga 20 familje), me ç’rast secila familje ka marrë nga 4 metra kub dru, nga një batanije dhe nga një jorgan.

Në kushte të ftohta, mungesa e mjeteve për ngrohje mund të shkaktojë shqetësime serioze shëndetësore. Për këtë arsye, dhurimi i druve, batanijeve dhe jorganëve ka një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shëndetit të familjeve.

Në përgjithësi, projekti i ndihmave dimërore në Shkurt 2023 ka pasur një impakt pozitiv në jetën e familjeve në nevojë në Kosovë, duke ofruar një mbrojtje të nevojshme dhe duke treguar solidaritet dhe përkushtim për të ndihmuar në momentet e vështira.

Projekt për Veshmbathje 2023

Në Mars 2023 është realizu projekti për veshmbathje për fëmijë jetim të Komunës së Prishtinës dhe Fushë Kosovës. Pjesë e këtij projekti kanë qenë 67 fëmijë jetim të cilët kanë përfitu veshmbathje në vlerë 40€.

Përmes sigurimit të veshmbathjeve për fëmijët jetim, ky projekt ka kontribuar në përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës dhe në sigurimin e një nevoje të rëndësishme personale. Duke ofruar veshmbathje në vlerë prej 40€ për secilin fëmijë, projekti ka siguruar që ata të kenë akses në produkte cilësore dhe të përshtatshme për nevojat e tyre. Projekte të tilla shprehin përkushtim ndaj solidaritetit dhe ndihmës së familjeve dhe fëmijëve në nevojë, duke treguar një ndërgjegjësim të theksuar social dhe një angazhim për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.

Projekte Bujqësore 2023

Projekti i dhurimit të mjeteve bujqësore është një projekt i realizuar në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës për të mbështetur familjet në kushte jo të favorshme socio-ekonomike. Projekt ky i realizuar në Mars 2023, buxheti i të cilit ishte 18,000€. Fondacioni Amaneti ka dhënë një kontribut të madh prej 15,000€, ndërsa Komuna e Prishtinës ka kontribuar me 3,000€. Kjo mbështetje financiare ka bërë të mundur realizimin e projektit dhe shpërndarjen e mjeteve bujqësore tek familjet e nevojshme. Në kuadër të këtij projekti janë shpërndarë 6 lopë qumështore, 3 kultivatorë, 1 serë me sipërfaqe 180 m2 dhe 5 koshere me bletë. Pjesë e këtij projekti kanë qenë familje nga fshatra të ndryshme të Prishtinës.

Pas përfundimit të projektit, u arritën rezultate të dukshme dhe të rëndësishme. Familjet e përzgjedhura tani kanë burime shtesë që përmirësojnë prodhimin e tyre bujqësor dhe ndihmojnë në diversifikimin e burimeve të tyre të të ardhurave. Disa arritje kryesore përfshijnë:

-Rritja e kapacitetit prodhues përmes lopëve të dhuruara.

-Përmirësimi i kultivimit të tokës përmes kultivatorëve të ofruar.

-Krijimi i një burimi të ri të të ardhurave përmes prodhimit të produkteve blegtore.

Shpërndarja e Mishit të Kurbanave

Një nga projektet e rëndësishme që u realizua gjatë vitit 2023 ishte shpërndarja e mishit të kurbanave. Fondacioni Amaneti, në rastin e festës së Kurban Bajramit të këtij viti, realizoi projektin e therrjes së 21 lopëve dhe shpërndarjes së mishit të tyre. Nga ky akt bamirësie, 700 familje me nevoja sociale nga komunat e Fushë Kosovës, Shtimes dhe Mitrovicës përfituan nga 4-5 kg mish kurbani. Të gjithë përfituesit u identifikuan dhe u përzgjodhën nga Enti për Mirëqenie Sociale i Komunës Përkatëse.

Mbështetja për Familjet në Nevojë: Shpërndarja e mishit të kurbanave ka ofruar një burim të rëndësishëm të ushqimit për këto familje me nevoja sociale. Përmes kësaj ndihme, familjet kanë pasur mundësinë për të përjetuar një festë të rëndësishme fetare dhe për të përfituar nga ushqimi i nevojshëm për të mbajtur të qëndrueshëm kushtet e tyre të jetesës.

Identifikimi dhe përzgjedhja e përfituesve nga Enti për Mirëqenie Sociale i Komunave të përfshira në projekt siguron që ndihma shkon tek ata që kanë nevojë më të madhe dhe që janë identifikuar nga autoritetet kompetente për këtë qëllim. Kjo garanton një shpërndarje të drejtë dhe efikase të ndihmës.

Në përgjithësi, projekti i shpërndarjes së mishit të kurbanave nga Fondacioni Amaneti ka pasur një ndikim të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe në ofrimin e ndihmës për familjet me nevoja sociale në Kosovë. Kjo veprimtari ka shërbyer si një shembull i mirë i përkushtimit ndaj shërbimit dhe solidaritetit fetar.

Shetitje për Fëmijë Jetim

Fondacioni Amaneti në Tetor 2023 ka realizuar një shetitje ne Prekaz dhe Bajgorë për fëmijë jetim të Komunës së Prishtinës dhe Fushë Kosovës. Në kuadër të këtij projekti për 100 pjesëmarrës u organizua trasporti, ushqimi, pijet, lojra të ndryshme argetuese, shpërblime dhe dhurata për të gjith fëmijët pjesëmarrës.

Kjo shetitje ka sjellë një përvojë të rëndësishme dhe frymëzuese për pjesëmarrësit. Për fëmijët jetim, shetitja në zona të reja dhe interesante si Prekaz dhe Bajgorë ofron një përvojë të re dhe një ndërhyrje pozitive në rutinën e tyre të përditshme. Kjo mund të ndikojë në perceptimin e tyre të botës dhe të hapë perspektiva të reja për të ardhmen. Duke organizuar shetitje në zona historike dhe kulturore, fëmijët marrin njohuri të reja dhe frymëzim për të eksploruar dhe për të kuptuar më mirë trashëgiminë e tyre kulturore. Kjo mund të ndikojë në motivimin për të mësuar dhe për të zhvilluar një ndjenjë të vlerësimit të kulturës së tyre.

Në përgjithësi, shetitja e organizuar nga Fondacioni Amaneti në Tetor 2023 për fëmijët jetim ka pasur një ndikim të rëndësishëm në jetën e tyre, duke u siguruar atyre një përvojë të mrekullueshme dhe frymëzuese, si dhe duke treguar mbështetje dhe kujdes për nevojat e tyre.

Shpërndarja e Çantave Shkollore

Projekti për shpërndarjen e çantave shkollore u realizua në Tetor 2023 me ç’rast për 109 fëmijë jetim u shpërnda nga një çantë me mjete shkollore në vlerë rreth 30€. Ky projekt ka pasur një ndikim pozitiv të ndjeshëm në jetën e këtyre fëmijëve dhe në komunitetin ku ata jetojnë. Çantat shkollore janë jo vetëm një mjet praktik për të mbajtur mjete shkollore, por ato gjithashtu përfaqësojnë një mundësi për të ndihmuar fëmijët në rrugën e tyre të arsimit. 

Në një nivel psikologjik, marrja e një çante të re shkollore mund të shkaktojë një ndjenjë pozitive të përshpejtimit dhe optimizmit për të ardhmen te fëmijët, duke i bërë ata të ndjehen më të sigurt dhe më të gatshëm për të përballuar sfidat e tyre të ardhshme.

Në përgjithësi, projekti për shpërndarjen e çantave shkollore për fëmijët jetim ka pasur një ndikim shumë pozitiv në jetën e tyre, duke u siguruar atyre një fillim më të mirë në rrugën e tyre të arsimit dhe duke treguar mbështetje dhe kujdes për nevojat e tyre të mëdha.

Projekti për Kontrollë të Syve

Projekti për Kontroll të Syve për 133 fëmijë jetim është realizuar në Tetor 2023 dhe ka një rëndësi të madhe për shkak të impaktit humanitar dhe shëndetësor që ka në jetën e këtyre fëmijëve. Kontrolli i syve është i rëndësishëm për identifikimin e problematikave të shikimit në mënyrë të hershme dhe për të parandaluar apo trajtuar çrregullimet e mundshme që mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore.

Në veçanti, për fëmijët jetimë që mund të jenë në kushte të vështira, siç janë situatat e varfërisë ose privacionet e kujdesit shëndetësor, kjo është një mundësi e mirë për të marrë kujdes mjekësor dhe trajtim për problemet e syve. Kontrolli i syve në moshën e vogël mund të ndikojë në shëndetin e përgjithshëm dhe në aftësinë e tyre për të mësuar dhe zhvilluar në mënyrë të shëndetshme.

Nga gjithsej 133 fëmijë të kontrolluar 50 prej tyre kanë rezultuar se kanë nevoj për syza prej të cilëve 8 rasteve më urgjente ju kemi siguru edhe syzet, 1 prej tyre ka rezultuar me një semundje të rrallë e cila kërkon trajtim të mëtutjeshëm.

Projekti i Bursave

Fondacioni Amaneti për vitin shkollor 2023-2024 ka siguruar bursë shkollore për 24 fëmijë jetim të cilët kanë bërë kërkesë drejtuar Fondacionit për bursë. 24 nxënës të shkollave të mesme dhe student nga qytete të ndryshme të Kosovës janë përfitues të bursave mujore prej 50€ për një vit akademik (10 muaj) dmth për secilin nxënës burs vjetore prej 500€ të cilat ju transferohen ne xhirollogaritë e tyre bankare çdo 2 muaj.

Bursat mundësojnë që ata të vazhdojnë me shkollimin e tyre duke reduktuar barrën financiare për ta dhe për familjet e tyre. Projekte të tilla ofrojnë një shpresë dhe një mundësi për fëmijët që kanë përjetuar humbje dhe vështirësi në jetën e tyre. Bursat shkollore ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe në rritjen e mundësive për të ndërmarrë një rrugë të suksesshme arsimore.

Projekti i Pensioneve të Jetimeve

Fondacioni Amaneti edhe gjatë vitit 2023 ka realizuar projektin e pensioneve te jetimëve, në kuadër të të cilit kanë përfituar 493 fëmijë jetim nga qytete të ndryshme të Kosovës. Pensione këto të cilat trasferohen përmes bankës në xhirollogaritë bankare të familjeve. Përmes të cilave, Fondacioni Amaneti ka siguruar një burim të të ardhurave për 493 fëmijë jetim nga qytete të ndryshme të Kosovës. Kjo ndihmë financiare ka ndihmuar në lehtësimin e jetës dhe heqjen sado pak të barrës së shpenzimeve për këto familje.

Përmes pensioneve të ofruara, Fondacioni Amaneti ka siguruar një burim të rregullt të të ardhurave për këta fëmijë jetim nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe ka ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve bazë për fëmijët dhe familjet e tyre.

Projekti i Makinave te Qepjes

Projekti i Makinave të Qepjes është një iniciativë që synon të ndihmojë gra vetë-ushqyese të fitojnë një burim të qëndrueshëm të të ardhurave duke punuar si rrobaqepëse. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të promovuar zbatimin e aftësive të tyre në prodhimin e produkteve të cilat mund të shiten më pas.

Projekti është realizuar në muajin Dhjetor të vitit 2023, duke përfshirë shpërndarjen e 10 makina të qepjes tek gra që paraprakisht janë trajnuar për rrobaqepësi dhe kanë marrë aftësimin për përdorimin e këtyre makinave. Kjo do t’i lejojë atyre të zhvillojnë një biznes të vetëm dhe të kenë kontroll mbi procesin e prodhimit.

Shpërndarja e 8 Lopëve qumështore

Shpërndarja e 8 lopëve qumështore është projekt tjetër zhvillimor i realizuar gjatë viti 2023 me ç’rast 2 lopë qumështore janë dhuruar në Skenderaj, 2 në Mitrovicë, 2 në Zubin Potok, 1 në Vushtrri dhe 1 në Prishtinë. Të gjithë përfituesit janë përzgjedhur në bazë të kërkesave të parashtuara paraprakisht në Organizatën tone.

Shpërndarja e lopëve qumështore për familjet e varfra është një mjet efektiv për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës, për të ulur varfërinë dhe për të ndihmuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe vetëmjaftueshmërisë ekonomike në nivel komunitar.